Situata nga përmbytjet në Fier, ulen prurjet e Vjosës, rriten të Semanit dhe Shkumbinit

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 09:05 | Aktualitet

Situata nga përmbytjet në Fier, ulen prurjet e Vjosës, rriten

Prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë rënie, pasi gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët në qarkun e Fierit, ndërsa prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje. Është ky informacioni më i fundit i përditësuar nga strukturat vendore të këtij qarku, sipas të cilave akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, po kështu edhe furnizimi me energji dhe ujë të pijshëm.

“Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike është në normalitet.

Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.

Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë.

Prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë rënieje.

Vazhdon tërheqja e ujërave nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë”, njofotn prefektura e Fierit.

Ndërkohë prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje, në zona të caktuara përgjatë rrjedhës ka dalje nga shtrati, por brenda argjinaturave.

Gjatë ditës së sotme, pas tërheqjes së ujërave në fshatin Ferras, vijon puna në terren nga strukturat e Bashkisë Fier.

Vijon monitorimi i vazhdueshëm i situatës në lumin Seman, duke marrë në konsideratë edhe rritjen e shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos