Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është rihapur qarkullimi në aksin Qafë Thore, i cili paraditen e sotme ishte bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth.
ARRSH njofton se vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët. ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës
“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve. Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë”, njofton ARRSH.
(A2 Televizion)