
Moti i keq ka goditur sërish Vlorën, ku erërat e fuqishme të ditës së sotme kanë rrëzuar pemë në zonën pranë rrugës kryesore, duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Problematika nuk është kufizuar vetëm në këtë zonë, shkruan A2.
Në Pyllin e Sodës, disa pisha janë shkulur nga era duke bllokuar segmentet kryesore të rrugës, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.
Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës ka qenë i bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.
Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë. (A2 Televizion)
