
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të shumta në lagjen "Hima" pranë shkollës në Borizanë në Krujë. Banorët thonë për A2CNN se janë përmbytur shtëpi, toka, ullinj, duke sjellë dëme të mëdha.
Banorët shprehen se përmbytja vjen si pasojë e inerteve të hedhura pa kriter nga guroret, të cilat kanë bllokuar grykën e përroit, i cili ka dalë nga shtrati si pasojë e shiut. (A2 Televizion)
