“Përqindje e ulët që paracetamoli shkakton autizëm!” Mjeku tregon moshën kur ndikojnë ilaçet te truri i fëmijës

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 12:43 | Aktualitet

“Përqindje e ulët që paracetamoli shkakton

Të dhënat e deritanishme që paracetamoli shkakton autizëm janë të pamjaftueshme për t’u bërë rekomandim. Kështu u shpreh në Ditarin e Fundjavës me Indrit Marakun në A2 CNN, mjeku pediatër Edi Tushe, sipas të cilit këto të dhëna janë të parakohshme, pavarësisht se nuk mund të kundërshtohen.

“Disa studime nuk tregojnë një të vërtetë absolute për t’u bërë rekomandim ne duhet të kemi evidencë që faktori paracetamol shkakton autizëm. Këto të dhëna nuk mund të kundërshtohen, por janë të pamjaftueshme. Janë të parakohshme pavarësisht se nuk ka kundërshti për rezultatin e këtyre të dhënave. Është e parakohshme  të mendojmë që paracetamoli si faktor i vetëm mund të shkaktojë autizëm apo disabilitet intelektual”, tha Tushe në A2 CNN.

Duke u bazuar në të dhënat studimore mjeku pediatër shpjegon sesa i lartë është rreziku te nënat që përdorin paracetamolin në shtatzani.

“Paracetamoli është vënë në qendër të akuzave se ka të dhëna relativisht të pakta që tregojnë se mund të ketë një lidhje mes paracetamolit në shtatzëni dhe shfaqjes jo drejtpërdrejt të autizmit por si arsye për të pasur më shumë raste me disabilitet të autizmit dhe çrregullimit të inteligjencës te njeriu. Ka të dhëna të tilla. Po të shohim këtë skemë këtu, pjesa e parë e sipërme është e lidhur me përfundimin e shumë studimeve që tregojnë se përdorimi i paracetamolit në shtatzëni mund të shkaktojë një rrezik 1.18 herë më shumë raste me spektrin e autizmit te fëmijët që nënat e tyre janë trajtuar me paracetamol gjatë shtatzënisë dhe në krahun tjetër vihet re që përdorimi i paracetamolit mund të shkaktojë ato çrregullime të përqendrimit te fëmija pas lindjes kur përdoret në shtatëzani. Kurse Përdorimi i paracetamolit te fëmijët e vegjël deri në dyvjeçare ose më shumë tregon që nuk ka ndikim. Por koha në të cilën toksinat t’i quajmë kështu ku përfshihen veprimet e ndryshme që kanë barnat në organizëm, por koha kur ndodhin ndryshimet që kanë ndikim mbi trurin e njeriut është mosha 7-mujore deri në 2 vjeç. Fakti që në këtë rast ne nuk gjejmë këto ndryshime mund të lidhet me faktin që paracetamoli i përdorur në shtatzëni jep më shumë gjëra të tilla, sepse në individë të dobët ose kur abuzohet me këto paracetamolë. Studimet janë bërë të veçuara; Nënat që kanë marrë pak paracetamol gjatë shtatzënisë dhe nëna që kanë marrë doza më të larta dhe rreziku për të patur një fëmijë autik është shumë i vogël afër 1”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos