“Përrenj inertesh” mbi qytet, Gjirokastra përjeton momente ankthi dhe frike

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
7 Janar 2026, 15:07 | Aktualitet

Pamje të pabesueshme dhe të paprecedenta mund të cilësohen ato të mbrëmjes së të martës në Gjirokastër, ku thuajse të gjitha rrugicat e kalldrëmta u kthyen në përrenjtë rrëmbyeshëm.

Mëngjesi i të mërkurës tregoi më qartë atë çfarë shkaktuan prurjet e përrenjve malorë ku tonelata me inerte u depozituan në pjesën fundore të qytetit.

Biznese të tëra janë dëmtuar nga kjo situatë e cila duket se erdhi shumë shpejt pa u lënë kohë të hiqnin asgjë nga malli që kishin.

Sakaq energjia elektrike ka munguar gjatë ditës së mërkurë në Gjirokastër, ashtu sikurse u pezullua edhe procesi mësimor.

Për kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës situata është e paprecedentë, dhe ndërsa premton një rikthim të shpejtë të normalitet në rrugët e qytetit, ka premtuar edhe dëmshpërblim sipas ligjit për personat apo bizneset e dëmtuar. Sipas kryebashkiakut, kjo situatw nuk erdhi thjesht nga reshjet, por nga përrenjtw e inerteve që u shkulwn nga mali, duke nënkuptuar se nuk ka qenë faji i sistemit tw kanalizimeve të qytetit.

Ndërkohë problematika nga reshjet ka patur edhe në rrugët nacionale dhe ato rurale të bashkisë së Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos