Rruga Kukës-Zapod e pakalueshme, prefekti inspekton situatën

Nga Ervin Mehmeti
7 Janar 2026, 12:27 | Aktualitet

Rruga Kukës-Zapod e pakalueshme, prefekti inspekton situatën

Reshjet intensive dhe prurjet e lumit Luma në Grykën e Vanave kanë dëmtuar rëndë rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatrat e njësisë administrative Zapod, duke e bërë atë të pakalueshme.

Gjatë një inspektimi në terren, prefekti i qarkut Kukës, Dritan Baji, deklaroi se situata më problematike paraqitet në bashkitë Kukës dhe Has. Ai bëri me dije se Bashkia Kukës, me kapacitetet e saj teknike, do të punojë për hapjen e rrugëve alternative, me qëllim lidhjen e fshatrave të njësisë administrative Zapod me rrugën nacionale Kukës–Shishtavec, shkruan A2 CNN.

Në Bashkinë Has, prefekti Baji njoftoi se për tre banesa që rrezikojnë shembjen në lagjen Kurpal të fshatit Letaj, është dërguar një ekip ekspertësh për verifikimin e rrëshqitjeve të shpatit. Familjet janë evakuuar, ndërsa zona po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për parandalimin e çdo rreziku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos