
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Njësisë Administrative Lozhan, në Bashkinë Maliq. Sipas administratorit të njësisë, Ronald Skënderi, situata më shqetësuese paraqitet në rrugën e fshatit Senisht, e cila është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ekipet e shërbimeve janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës dhe rikthimin e kalueshmërisë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar probleme më të vogla edhe në rrugë të fshatrave të tjerë të njësisë administrative, të cilat po monitorohen nga strukturat vendore. Autoritetet bëjnë thirrje banorëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar deri në përmirësimin e plotë të situatës. (A2 Televizion)