Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e kryeministrisë, shoqërohet një protestues

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 19:46 | Aktualitet

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.

Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e

Protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisë

Shoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.

Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë.

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e

Në përditësim...

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos