Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 20:37 | Aktualitet

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodër, pranë zonës së shatërvanit, ku dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti me thikë mes të rinjsh.

Sipas informacioneve të para, sherri ka ndodhur mes disa adoleshentësh, ku dyshohet se pjesa më e madhe e tyre janë nën moshën 18 vjeç. Gjatë përplasjes janë përdorur mjete prerëse, duke lënë të plagosur dy të rinj.

Burime bëjnë me dije se një prej të përfshirëve është identifikuar si Enis Preza, 19 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos