Presidenca vjen "pa letra". Padia kundër Olsi Dados, Veliaj: Nuk jam për mëshirë

Nga Armand Bajrami
3 Prill 2026, 21:33 | Kronikë

Presidenca vjen "pa letra". Padia kundër Olsi Dados, Veliaj: Nuk

Të premten, mes seancës në Gjykatën e Posaçme, ku është i pandehur dhe asaj në Administrative, ku mbante rolin e paditësit, Erion Veliaj zgjodhi të shkonte personalisht vetëm tek e dyta.

Administrativja zhvilloi seanën përgatitore të padisë së kryebashkiakut kundër prokurorit të posaçëm, Ols Dado, dhe Presidencës së Republikës. Mes saj, Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të 17 nëntorit 2018 të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për emërimin në detyrë të Dados, aktulisht një prej dy prokurorëve të çështjes ndaj tij në GJKKO.

Sipas Veliajt, Dado nuk përmbushte kriteret ligjore për t’u emëruar si prokuror. Në sallë, teksa i qëndronin në dy krahet efektivët e policisë së burgjeve, kryebashkiaku theksoi se nuk ishte aty për mëshirë, apo për dramën e tij familjare, por për ç’i kishte sjellë arrestimi i tij Bashkisë Tiranë.  

“Nesti Angoni nuk ekziston. Ky është një kurth i paprecedentë. Ky është material për Netflix”, tha kryebashkiaku. Veliaj tha se nga arrestimi i tij ishte krijuar një klimë frike e terrori në Bashkinë e Tiranës, ku askush nuk firmos më.

Përfaqësuesja e Presidencës në sallë, tha se në arkivën e institucioni ishte vetëm dekreti i Presidentit dhe një propozim i Prokurorit të Përgjithëm, por se nuk kishte një relacion shoqërues të arsyetuar. “Po më thoni se në këtë emërim nuk ka asgjë veç një letre? Pra, nëse ka thënë Prokurori i Përgjithshëm do emërojmë prokuror Gomarin e Babatasit, ju do nxirrnit dekret”, pyeti me habi Veliaj.

“Sot jo”, u përgjigj përfaqësuesja Sara Bërdëllima, “po nuk di si veprohej atëherë”.

Ndërsa mbrojtësi ligjor i Olsi Dados në proces kërkoi rrëzim të padisë së Veliajt. Në përfundim, gjykata shtyu seancën për më 8 maj, për t’i dhënë kohë paditësve të rregullojnë padinë, duke shtuar si palë të paditur edhe Këshilliun e Lartë i Prokurorise.

Më herët, në Gjykatën e Posaçme avokati i Veliajt kërkoi 2 javë kohë, me pretendimin se në dosjen e vënë në dispozicion mungonin disa fashikuj, kërkesë që u pranua.  

11 të pandehur të tjerë të dosjes, kërkuan veçim të çështjes, moskompetencë dhe gjykim të shkurtuar, çështje për të cilat GJKKO do të shprehet në seancën e radhës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos