Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura shiu, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 21:52 | Aktualitet

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura shiu, apel

Prefektura e Qarkut Durrës ka paralajmëruar qytetarët për reshje të dendura shiu përgjatë 4 ditëve në vijim. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe strukturave që të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

Bazuar në informacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika. Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm”, njofton Prefektura Durrës.

Ajo bën thirrje për marrjen e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos