
Në Prizren, kryeqytetin shpirtëror të mbarë kombit shqiptar, kafja sot po shërbehet me një simbolikë të veçantë.
Kamerierët mbajnë në kokë plisin e bardhë me shqiponjën dykrenare, një gjest i thjeshtë, por i ngarkuar me krenari, që u uron klientëve 113-vjetorin e Pavarësisë së mbarë kombit shqiptar, ashtu siç e cilësojnë shqiptarët e të gjitha trojeve tona, shkruan A2.
Mes aromës së kafesë dhe festës që ndizet nëpër rrugët e gurta të Prizrenit, ky detaj i vogël bëhet një përshëndetje e madhe për Ditën e Flamurit.
(A2 Televizion)