Rreth 50 objekte për t’u shembur, IKMT nis aksion në aksin Hani Hotit - Shkodër

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 11:33 | Aktualitet

Rreth 50 objekte për t’u shembur, IKMT nis aksion në aksin Hani

IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve në aksin kryesor nga Hani Hotit drejt Shkodrës për të bërë të mundur lirimin e kësaj rruge që është e kategorisë C.

Sipas një vendimi të fundit të qeverisë akset rrugore kryesore duhet të kenë një hapësirë të paktën prej 6 metër të lirshëm në secilën anë dhe të gjitha objektet në këtë distancë duhet që të hiqen.

Në fillim IKMT ka evidentuar afro 400 objekte në total në akset kryesore rrugore nga Hani Hotit-Shkodër dhe Shkodër-Paçram në aksin nacional që lidhet me Lezhën dhe Tiranën.

Sipas burimeve rreth 350 objekte janë hequr në mënyrë vullnetare duke nisur nga dyqanet dhe deri tek rrethimet e mureve të banesave apo ndërtesave të ndryshme.

Tashmë kanë mbetur afro 50 objekte për të cilat IKMT ka vendime dhe po bën ekzekutimin e tyre teksa ka nisur aksionin për prishjen e tyre.

Fillimisht fadromat ndodhen në afërsi të Hanit të Hotit ndërsa do vijojnë heqjen e këtyre objekteve në gjatë gjithë këtij aksi kryesor rrugor për të vijuar më pas në segmentin tjetër nacional Shkodër-Paçram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos