Pse nuk funksionoi qeveria e Ismail Qemalit? Duka: Mbështeti Perandorinë Osmane, u përdor si alibi

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 22:03 | Aktualitet

Historiania Valentina Duka, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, shpjegoi pse qeveria e Ismail Qemalit nuk funksionoi.

“Ismail Qemali mori vendime shumë demokratike. Edhe sot është për t’u pasur zili. Por, qeveria e Ismail Qemalit u krijua në një kontekst historik shumë të vështirë. Në territoret e Shqipërisë vijonte lufta, në Shkodër në kuadër të luftës ballkanike, dhe në jug, ku luftohej në Janinë. Qeveria e Ismail Qemalit shpalli qëndrim neutral ndaj konfliktit ballkanik, por në fakt mbështeti Perandorinë Osmane. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhte nëse Ismail Qemali do të luftonte përkrah aleatëve ballkanikë. Por, duke qenë se u rreshtua “de facto” me Perandorinë Osmane, kjo u përdor si alibi nga fuqitë e mëdha për të copëtuar Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve”, tha Duka.

“Ismail Qemali, për këto rrethana, nuk arriti dot të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Shqipërinë. E dyta, vetëm shqiptarët e njohën qeverinë e Ismail Qemalit dhe Vlorën kryeqytet. Ndërkombëtarët njohën si qeveri të parë atë të Vidit dhe kryeqytet të parë Durrësin”, shtoi Duka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos