Pensionisti Qani Shino e cilësoi si lëmosh vendimin e qeverisë për të rritur pensionet dhe indeksimin e tyre.
I ftuar në Terminal, Shino tregoi se merr 187 mijë lekë të vjetra pension, pjesa më e madhe të cilave shkojnë vetëm për bukë dhe ilaçe.
“Qeveritë ne na kanë vjedhur sepse duhet të bëjnë indeksim dhe gjatë vitit. Çmimet ngrihen. Duhet dy herë indeksim për moshën e tretë dhe për nivelin e pensioneve. Unë marr 187 mijë lekë të vjetra me 45 vjet punë. Kur kërkojmë ne na thonë lekë nuk ka. Por lekë ka. Pjesa më e madhe na shkon për ilaçe. Ilaçet i marrim me rimbursim. Kur vemi në farmaci i themi duam ilaçe më të mira. Ai na thotë që do të duhet të shtosh lekë nga xhepi. Po nuk na del, kështu marrim ilaçe të kategorisë së fundit. Të bësh 45 vjet punë dhe të presësh lëmosh nga të tjerët është të marrësh litar e të varesh”, tha Shino në A2 CNN. (A2 Televizion)
