
265 efektivë të Policisë së Vlorës që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kanë zhvilluar instruktazhin e fundit përpara datës së zgjedhjeve.
Shpëtim Hasanaliaj, nën-drejtor i Policisë së Vlorës ka drejtuar sesionin e fundit të trajnimit për Policinë e Vlorës, shkruan A2 CNN.
Hasanaliaj ka shpjeguar për të gjithë efektivët e Policisë mënyrën se si duhet të sillen ditën e procesit zgjedhor dhe numërimit të votave.
Gjithashtu ka dhënë porositë e fundit për të gjithë efektivët, si duhet të vëzhgojnë ambientet zgjedhore, KZAZ-të apo qendrat e votimit. Po ashtu ka caktuar për çdo efektivë policie të gjitha detyrat që duhet të zbatojë ditën e zgjedhjeve dhe më pas.
Për strukturat e policisë janë ndarë edhe oraret se kur duhet të jenë në detyrë, por edhe mënyra si duhet të vishen, qëndrojnë, komunikojnë pranë çdo qendra votimi apo Kzaz-je. (A2 Televizion)
