Mali i Dukatit digjet prej 10 ditësh, helikopteri i FA-së nis ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 10:46 | Aktualitet

Zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon edhe ditën e sotme.

Mëngjesin e sotëm forcave të Zjarrfikëses u është bashkuar edhe një helikopter i ministrisë së Mbrojtjes. Helikopteri ka nisur që prej orëve të para të ditës të hedh ujë mbi vatrat e zjarrit.

Zjarri në Dukat mbetet aktiv prej gati 10 ditësh ndërsa është riaktivizuar sërish edhe pse u mendua se flakët u shuan përfundimisht 2 ditë më parë.

Zjarri ka djegur hektarë të tërë pyje me pisha ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për të shmangur përhapjen e tyre në drejtim të jugut, ku gjendet Parku i Llogorasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos