Në Lezhë dëshira për të votuar duket e madhe. Menjëherë sapo ka shkuar ora 07:00 disa qytetarë kanë nisur të mbajnë radhë edhe pse qendra e votimit ende nuk ishte hapur në shkollën Besëlidhja në Lezhë.
Ndërkohë, në Qarkun e Korçës, disa qendra votimi në Ersekë nuk ka nisur ende votimi pasi ende nuk janë paraqitur komisionerët e PD. A2 CNN mëson se priten udhëzime nga KQZ.
Të gjitha qendrat janë hapur në Pogradec, ndërsa ka problematika me gjetjen e procesverbaleve në disa qendra votimi.
Edhe në Qarkun e Vlorës në disa qendra votimi ka vonesa. Procesi pritet të nis më 07:30 për shkak se anëtarët e komisioneve ende nuk i kanë bërë qendrat e votimit gati për shkak se materialet zgjedhore kanë mbërritur vonë mbrëmjen e djeshme duke mos i bërë dot gati. (A2 Televizion)