
Një tjetër rast i zjarrvënies së qëllimshme dyshohet se ka ndodhur në Vlorë.
Sipas informacioneve, pak minuta më parë një makine që mendohet se është në pronësi të një efektivi të policisë i është vendosur flaka.
Si rrjedhojë e zjarrit mjeti i efektivit është shkrumbuar totalisht, shkruan A2.
Gjithashtu, është dëmtuar edhe një tjetër mjet i parkuar aty pranë.
(A2 Televizion)