
Dy javë pas Maratonës së Tiranës është zhvilluar dje Maratona e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo maratonë, sipas të cilit në qytetin bregdetar morën pjesë 1000 garues nga 18 shtete.
“Maratona e Durrësit këtë vit mblodhi rreth 1000 garues nga 18 shtete”, shkruan Rama. Qëllimi i Maratonës është të nxisë një mënyrë jetese të shëndetshme si dhe të promovojë qytetin si destinacion turistik dhe kulturor.
Sportistë profesionistë, amatorë dhe nxënës shkollash u bënë bashkë në këtë maratonë sportive, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendër të sportit.
(A2 Televizion)
