Ndërkohë që vijon aksioni i policisë për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në Facebook disa pamje nga plazhet publike në vijën bregdetare të Durrësit.
“Mirëmëngjes dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kontrollin në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private.
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti. (A2 Televizion)