Rama vijon postimet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 19:45 | Aktualitet

Rama vijon postimet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Po

Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin e rasteve të bizneseve që kanë zaptuar trotuarin, së fundmi kreu i qeverisë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin, ndërsa nuk bëhet me dije vendndodhja e tij.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan kryeministri në Facebbok.

Kujtojmë se prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos