Rama zbulon kur do të ulet avioni i parë me pasagjerë në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 10:33 | Aktualitet

Rama zbulon kur do të ulet avioni i parë me pasagjerë në

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte një video nga aeroporti i Vlorës. Ai shkruan se në fund të këtij viti pista do të jetë gati për t’u futur në testet e certifikimeve europiane.

Më tej, Rama shkruan se aeroporti do të presë verën e ardhshme pasagjerët e parë.

“Mirëmëngjesi dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos