Zjarr i përmasave të mëdha në Finiq, Vëngu në terren: Ndërhyrja nga ajri shpëtoi parkun arkeologjik

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 21:37 | Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Finiq, Vëngu në

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu pasditen e sotme kodrat përreth parkut arkeologjik të Finiqit nuk ka shkaktuar dëme në monumente, bazilika, sinjalistikë dhe objekte.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një komunikim nga vendngjarja, ku ndodhej për të koordinuar operacionin për fikjen e zjarrit së bashku me kryetarët e bashkive Finiq dhe Delvinë si dhe prefektin e Vlorës, Kristo Kiço.

Vengu tha se që prej mesditës ka pasur një situatë problematike në rrafshin e kodrave që ndan dy bashkitë, por ndërhyrja e Forcave të Armatosura dhe 8 mjeteve zjarrfikëse me 40 forca nga të dyja qarqet, Gjirokastër dhe Vlorë, ka bërë të mundur shuarjen e pjesës më të madhe të vatrave.

Ndërhyrja e helikopterit pas aktivizimit të protokollit të Emergjencave Civile ka frenuar përhapjen e zjarrit te zonat e banuara, por Vëngu nënvizoi se kjo e sotmja do jetë një natë e gjatë vigjilence. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos