
Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë u riparua rreth orës 04:00 të mëngjesit.
A2 CNN raporton se ka nisur furnizimi i depove dhe një pjesë e qytetit po merr ujë, ndërsa zonat e tjera do furnizohen gradualisht. Gjatë pasdites pritet normalizimi i plotë i furnizimit.
Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit. (A2 Televizion)