
Ujësjellës Kanalizime ka njoftuar se ka përfunduar riparimi i avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu, i kërkon qytetarëve që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim, shkruan A2.
Njoftimi
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.
Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.
Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.
Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.
Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! (A2 Televizion)