“Rritje e ankesave të lidhura me ushqimin”, Denaj pezullon inspektorët e AKU-së, ngrihet komision vlerësimi

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 10:21 | Aktualitet

“Rritje e ankesave të lidhura me ushqimin”, Denaj pezullon

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rrituara nga subjektete tregtrae të lidhura me ushqimin.

“Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ankesave të subjekteve të tregtimit të lidhura me ushqimin dhe qasjen e trupës inspektuese të AKU-së, mungesës së pajustifkuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e ligjit për inspektimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje të detyrave inspektuese , rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale e qëndrore për të unifikuara e zbatuar një praktikë në frymë të ligjit, si edhe garantimit të transparencës e standardeve ligjore, kam urdhëruar  pezullimin e ushtrimit të aktivitetet të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara”.

Denaj tha se pas pezullimit do të ngrihet një komision me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë inspektorët dhe aplikantët.  

"Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë. Unë këtu dua të falënderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri, komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së".

Sipas ministres, ky komision do të sjellë një frymë të re, një qasje dhe mbi të gjitha një etikë të re.

“Aplikantët e rinj, të cilët do t'i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re. 

Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës". 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos