Tensione mes protestuesve dhe shoferëve të makinave, para Bashkisë Tiranë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 11:38 | Aktualitet

Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione mes mbështetësve të opozitës dhe disa qytetarëve.

Shkak për këtë është përpjekja e protestuesve për të bllokuar rrugën dhe mospengimi i mjeteve që vinin nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga ana e policisë.

Një prej drejtuesve ka dalë nga makina dhe ka debatuar me protestuesit. “O zotëri, kam kalamajtë në shkollë. A ka mundësi të kalojmë ne dhe vazhdoni pastaj”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që debati të mos përshkallëzohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos