Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë nismën për ndalimin e monopatinave në disa zona publike të populluara të qytetit.
Burime nga ky insititucion bëjnë me dije për A2CNN se me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve, veçanërisht në zonat e shëtitjes ku ka qarkullim të lartë këmbësorësh është vendosur ndalimi i qarkullimit të e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në këto shëtitore dhe sheshe publike:
- Shëtitorja e plazhit
- Shëtitorja “Taulantia “
- Sheshi “Liria “
- Shëtitorja tek Shkëmbi i Kavajës
- Vala Park
- Sheshi “Moikom Zeqo” në hyrje të Durrësit
- Shëtitorja në bregdet, Ishëm.
Strukturat e Policisë Bashkiake kanë nisur mbrëmjen e sotme kontrollet dhe marrjen e masave në terren duke kryer veprimet përkatëse aty ku janë konstatuar shkelje.
Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë bllokuar 6 monopatina dhe kanë gjobitur përdoruesit e tyre, një pjesë e të cilëve në moshë të mitur. Pavarësisht se sinjalistika vertikale ishte vendosur në disa vende të dukshme të shëtitores “Taulantia”, përdoruesit e monopatisë nuk e kanë zbatuar urdhëresën e re.
Burime zyrtare nga Policia Bashkiake bëjnë të ditur se përdoruesit shkelës janë gjobitur me masa administrative në masën 20-30 mijë lekë. Aksioni do të vijojë, jo vetëm në shëtitoren “Taulantia”, por edhe në atë të plazhit për të ndëshkuar të gjithë ata që do të tentojnë t’i përdorin këto motomjete në hapësira publike dedikuar këmbësorëve. (A2 Televizion)