Vakanca në Kushtetuese, tërhiqet nga gara Denar Biba. Kalojnë fazën 6 të tjerë

Nga Armand Bajrami
4 Shtator 2025, 19:32 | Aktualitet

Vakanca në Kushtetuese, tërhiqet nga gara Denar Biba. Kalojnë

Kreu i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, është tërhequr nga gara për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të përfundojë procedurën e verifikimit të kandidatit Biba për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi, shkruan A2.

Në mbledhjen e së enjtes, KED konsideroi të përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçajt. Në lidhje me këtë vakancë, organ emërtese është Gjykata e Lartë.

Deri në këtë fazë, KED, pasi ka verifikuar kriteret ligjore të kandidatëve, pasurinë, figurën dhe përvojën personale ka kualifikuar gjashtë kandidatë për këtë vend në Kushtetuese. Ata janë Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami.

Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos