Shërbimi onkologjik, ministrja Sala inauguron sallat e reja të kemioterapisë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 14:45 | Aktualitet

Një lajm i mirë për pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi vënien në funksion të sallave e reja të kemioterapisë, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, Ministrja garantoi që shërbimi onkologjik do të jetë një përparësi, pasi çdo pacient që kalon këto korridore vjen me sfida, me shpresë, ndaj sipas saj është detyrim i institucionit krijimi i kushteve sa më të mira përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë.

Kujtojmë se herë pas here ka pasur shqetësime nga ana e qytetarëve për shërbime dhe ilaçe të munguara në spitalin Onkologjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos