Shkolla buzë aksit nacional, nxënësit rrezikojnë mes makinave për të ndjekur mësimin

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
11 Dhjetor 2025, 16:00 | Aktualitet

Në këtë mënyrë kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë, nxënësit e shkollës së mesme Thoma Papapano në Gjirokastër. Shkolla ndodhet pranë aksit nacional rrugor Gjirokastër-Kakavijë dhe në një palë vija të bardha dhe një tabelë, që në kohë me mjegull thuajse nuk duken fare, janë siguria e vetme për këta nxënës.

Gjithashtu mungon edhe një trotuar ku nxënësit dhe përdoruesit e tjerë të rrugës të kenë mundësi për të ecur anës rrugës. Vetë nxënësit e cilësojnë si të rrezikshme përditshmërinë e tyre për të shkuar në shkollë.

Edhe për drejtoreshën e shkollës, elementet aktualë të sigurisë rrugore pranë shkollës nuk janë të mjaftueshme.

Të pyetur nga A2 CNN përfaqësues të drejtorisë rajonale të rrugëve thonë se duhen projekte të mirëfillta si dhe kërkese nga bashkia në mënyrë që të merren masa si për vendosjen e barrierave ashtu edhe për ndërtimin e mbikalimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos