
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.
“Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në mesazhin e MEPJ.
Kujtojmë që përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit, ka prekur ndjeshëm edhe trafikun ajror.
Shumë kompani ajrore kanë anuluar ose kufizuar fluturimet për shkak të situatës së sigurisë dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore. (A2 Televizion)