Fushat e Kafarajt në qarkun e Fierit janë të njohura për kultivimin e lakrës së Brukselit, e cila është e preferuar për eksport. Por të mbjellat e këtij sezoni janë dëmtuar thuajse plotësisht nga përmbytjet e janarit dhe shkurtit dhe veçanërisht nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të fermerëve, të cilët janë me sytë nga shtetit edhe pse nuk kanë besim së do të dëmshpërblehen sado pak.
Ata kërkojnë që të paktën te merren masa që të shmangen përmbytjet në të ardhmen pasi ndodhen në një situatë mjaft të rënë ekonomike.
Në këtë zonë dëme ka patur edhe në serat e mbjella më luleshtrydhe, për të cilat gjithashtu janë premtuar se do të dëmshpërblehen. (A2 Televizion)