Shqipëria arrin objektivin, 10 milionë turistë përgjatë 2023! Piku arrihet për Krishtlindje

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 10:31 | Aktualitet

Shqipëria arrin objektivin, 10 milionë turistë përgjatë

Shqipëria e ka arritur objektivin e saj për 10 milionë turistë përgjatë 2023. Krishtlindjet shënuar pikun, duke regjistruar  10.011.500 turistë të huaj, deri mbrëmjen e djeshme. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka bërë me dije lajmin e bukur, duke e konsideruar si një arritje fantastike të paimagjinueshme, deri pak vite më parë.

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.

Kjo, sipas kryeministrit Edi Rama, është provë që vendi ynë vizitohet në çdo stinë. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos