Shqipëria ‘tregon dhëmbët’, anija ‘Oriku’ i bashkohet stërvitjeve ushtarake rajonale në Malin e Zi

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 14:40 | Aktualitet

Shqipëria ‘tregon dhëmbët’, anija ‘Oriku’

Ditën e sotme, forcat detare të gjashtë vendeve të Adriatikut dhe Jonit kanë marrë pjesë në stërvitjen rajonale ‘ADRION LIVEX 25’ në Mal të Zi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Mbrotjes ka ndarë fotografi nga stërvitja ushtarake që u zhvillua në Malin e Zi, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, krahas fotografive, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në stërvitjet ushtarake ka marrë pjesë edhe Anija ‘Oriku’ e forcave detare të Shqipërisë.

Shqipëria ‘tregon dhëmbët’, anija ‘Oriku’
Anija Oriku

“Mirëmëngjes nga deti Adriatik ku Anija “Oriku” e Forcës Detare mori pjesë në stërvitjen rajonale ‘ADRION LIVEX 25’ në Mal të Zi, së bashku me forcat detare të gjashtë vendeve të Adriatikut dhe Jonit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos