Freskim i përkohshëm dhe erë e fortë, meteorologia: Kujdes me fëmijët në plazhe dhe nga zjarret

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 11:57 | Aktualitet

Ndryshe nga i nxehti përvelues i qershorit, ditët e fundit të tij mbyllen me mot më të freskët. E diela e fundit e qershorit rikthen temperaturat tipike të muajit, ku termometri do të ulet me 4 deri 5 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të jetë e pranishme edhe era. Ndaj, beni kujdes nga dallgët në bregdet, veçanërisht me fëmijët! Kjo është këshilla e meteorologëve për të gjithë ata që do të zgjedhin bregdetin, shkruan A2 CNN.

Tanja Porja, meteorologia e A2 CNN ju bën thirrje edhe intitucioneve vendore që këtë fundjave të shtojnë vemendjen ndaj zjarreve në mënyrë të vecantë. I nxehti dhe era me intesistet përbëjnë rrezik për cdo situatë zjarri.

Por ulja e temperaturave nuk do të zgjasë gjatë. Muaji korrik fillon me më një situatë tjetër sinoptike, shkruan A2 CNN.

Për meteorologët, qershori i 2025 klasifikohet ndër më të nxehtët e dy dekadave të fundit. Nëse temperaturat mesatare të këtij muaji janë 27-32 gradë Celsius, këtë qershor ato arritën rekorde duke shënura deri 40 gradë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos