Shtyhet gjyqi për dosjen "Partizani", Malltezi: Gjueti shtrigash, Rama të merret i pandehur

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 11:50 | Aktualitet

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca e parë gjyqësore për dosjen Partizani në GJKKO. Në seancë mungoi Sali Berisha, ndërsa ishte i pranishëm dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Pas daljes nga seanca, ai e ka cilësuar procesin një gjueti shtrigash me urdhër të Edi Ramës.

Malltezi u shpreh se janë shkelur procedurat, pasi kreu i PD-së Sali Berisha nuk u njoftua për seancën të paktën 10 ditë më parë se ajo të mbahej, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, por thirrja për të ka ardhur vetëm ditën e premte.

“Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten, sipas Kodit të Procedurës duhet të vijë 10 ditë më parë. Policia ka gënjyer, e ka pasur 2 javë në dorë dhe nuk e kanë sjellë. Ne kemi zhvilluar pronën tonë pa cenuar të tjerët, jo si Rama që vjedh prona dhe ua fal të tijve".

Gjithashtu Malltezi pretendon se kryeministri duhet të merret i pandehur për dosjen “Partizani”.

“Edi Rama ka bërë 11 ndryshime në 2006-n. Të gjitha janë gënjeshtra me regji. Edi Rama duhet të ishte i pandehur se ka shkaktuar dëm 340 mijë euro në financat publike. Kemi të bëjmë me një gjueti shtrigash nga garda revolucionare”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos