VIDEO| “Ju thaftë dora atij që vuri zjarrin”, banorët në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktuan flakët

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 18:34 | Aktualitet

VIDEO

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të dhënave paraprake kanë nisur në afërsi të varrezave të fshatit, u përhapën me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

Dy mjete zjarrfikëse u angazhuan menjëherë për të përballuar situatën, ndërsa në rrezik ishin ullishtet, tokat bujqësore dhe disa banesa më larg, shkruan A2 CNN.

Pas orësh të tëra përpjekjesh, zjarri është shuar, por dëmet janë të mëdha dhe banorët nuk fshehin zemërimin dhe dhimbjen për atë që kanë humbur.

“Ju thaftë ajo dorë atij që e kanë vënë atë zjarr. Dëm i madh na u bë. U shuan pyjet. Po rrezikohen shtëpitë. U dogjën të gjitha. U dogjën edhe varrezat. Nuk e kemi parë ende gjendjen e qivureve,” është shprehur një nga banorët e fshatit, i cili tregon përmasat e shkatërrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos