Zjarri në fshatrat e Vlorës, normalizohet situata

Nga Edi Ruçi
30 Qershor 2025, 09:40 | Aktualitet

Zjarri në fshatrat e Vlorës, normalizohet situata

Situata është normalizuar sa i përket vatrës së zjarrit të rënë përgjatë së dielës në fshatrat Oshtimë dhe Kërkovë të Vlorës.

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 23:00, është vendosur nën kontroll vatra e zjarrit, duke u shuar më pas totalisht, shkruan A2.

Për disa orë në këto zona zjarrfikësit kanë qëndruar në gatishmëri për të parë vatrat e zjarrit që përbënin rrezik për t’u rindezur sërish. Prej flakëve mendohet se janë djegur në total rreth 35 hektarë toka bujqësore dhe ullishte të fshatit.

Fatmirësisht, kanë shpëtuar pa djegur 5 shtëpi në fshatin Oshtimë dhe 2 shtëpi dhe një stan në fshatin Kërkovë.

Dëmet në ullishte dhe toka bujqësore janë të konsiderueshme. Pritet të dalin në terren edhe Shtabi i Emergjencave Civile, i cili do të bëjë të mundur evidentimin e këtyre dëmeve.

Për më tepër, zjarrvënia dyshohet e qëllimshme dhe po hetohet për gjetjen e personit i cili ka vendosur flakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos