Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Takimi do zhvillohet në orën 17:00 në ambientet e Prefekturës.
Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.
Në Gjirokastër janë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme. Megjithatë raportohet se 5 fshatra janë izoluar në Dropull, pasi Ura e Glinës ka pësuar dëmtime serioze sipas reshjeve.
Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.
Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve. (A2 Televizion)
