Shemben pjesërisht 2 banesa në fshatin Rëmenj të Pogradecit, shkak vërshimi i ujit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2025, 16:02 | Aktualitet

Shemben pjesërisht 2 banesa në fshatin Rëmenj të Pogradecit,

Në fshatin Rëmenj të Bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë shembur pjesërisht, si pasojë edhe e motit të keq.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se familjarët kanë ngritur apel për strehim, pasi shtëpitë janë të pabanueshme. Shkak është bërë vërshimi i ujit në këto banesa.

Aktualisht pritet mbërritja e kryebashkiakut të Pogradecit në zonë. Banorët shprehen se kanë nevojë emergjente për strehim, pasi nuk kanë ku të kalojnë natën.

Dëmet më të shumta në territorin e Pogradecit nga stuhia janë regjistruar pikërisht në fshatin Rëmenj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos