"Zjarrfikësja nuk kishte ujë", flasin banorët e fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 21:25 | Aktualitet

"Zjarrfikësja nuk kishte ujë", flasin banorët e

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet.

“Unë erdha nga ora 9 e darkës dhe kur erdha, pashë që zjarrfikësja nuk kishte ujë. Ndoshta e ka harxhuar më parpara, se unë erdha vonë, por në ato momente zjarrfikësja ishte kot. Nuk kishte ujë për të shuar zjarrin. Disa orë më vonë, erdhi zjarrfikësja me ujë që ndihmoi jashtë mase. Ne kemi ndenjur gjithë natën duke shuar zjarrin dhe na janë djegur shtëpitë. Sepse jemi një fshat që nuk ka ujë dhe kemi probleme me rrugët brenda fshatit”, thotë një banor i zonës.

Robert Skëndaj, drejtuesi i Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e Qarkut Vlorë, bëri një përmbledhje të situatave të zjarrit në rang qarku, me në fokus vatrat në Dukat, Finiq dhe Delvinë.

“Dje kishim vetëm një situatë zjarri në Dukat. Këtë vatër e kemi nën kontroll të plotë. Problematik sot është vatra e zjarrit në Bashkinë e Delvinës, në afërsi të fshatit Senicë. Pati riaktivizim sot në Senicë, ku u nisën dy helikopterë. Në Ploç, vatra e zjarrit për dy orë kaloi nga aty në Smokthinë. Nuk kemi pasur dëme në njerëz, por kryesisht në pemëtari.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos