Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se “sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 Korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit”.
“Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan A2.
(A2 Televizion)