Të huajt për Zvërnecin: Na pëlqen qetësia, natyra dhe historia

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 15:15 | Aktualitet

Larg zhurmës, trafikut dhe mes një peizazhi çlodhës, Zvërneci, po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj, kryesisht të Evropës perëndimore.

Manastiri me historinë e tij dhe natyrisht urën që të çon deri atje, shton akoma më shumë kureshtjen që vizitorët e huaj, ardhjen në Zvërnec ta rendisin ndër zgjedhjet e para që do të vizitojnë jo vetëm kur vijnë në Vlorë por edhe kur vijnë për herë të parë të vendin tonë.

Manastiri i Zvërnecit, në 8 muajt e këtij viti, është vizituar nga një numër i lartë turistësh kryesisht të huaj, të cilët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë një rritje në masën 20 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos