TIA: Sistemi ynë nuk preket. Do të ketë vonesa nga "black out" në aeroportet e tjera

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 12:08 | Aktualitet

TIA: Sistemi ynë nuk preket. Do të ketë vonesa nga "black

Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka reaguar sërish pas problemeve në sistemet kompjuterike në mbarë botë, duke theksuar se sistemi i aeroportit nuk ka probleme, por pritet të ketë vonesa në fluturime për shkak të "black out në aeroportet e tjera”.

“Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga "black out" në aeroportet e tjera.

Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza".

Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.

Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre”, thuhet në njoftimin e TIA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos