Kryeqendra e festave të fundvitit, Korça e preferuar por edhe e shtrenjtë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
2 Janar 2026, 13:08 | Aktualitet

Të siguroje një dhomë hoteli apo bujtinë në Korçë përgjatë festave të fundvitit nuk ishte e lehtë, pasi kërkesat ishin shumë herë më të larta nga kapacitet akomoduese që ka kryeqendra e juglindjes. Por duket se kjo kërkesë është shoqëruar edhe me rritje të çmimeve.

Korça mund të cilësohet me kuptimin e plotë të fjalës qyteti më i preferuar për festat e fundvitit. Këtë fakt e vërteton edhe fluksi mjaft i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjodhën kryeqendrën e juglindjes për të kaluar festat e fundvitit.

Mjafton një vështrim mbi qytetin e serenatave dhe e kupton si në pedonale ashtu edhe në rrugët e tjera të qytetit, mbipopullimin. E ndërsa shumica e vizitorëve kanë mbetur të kënaqur dhe vlerësojnë mikpritjen, si nën zë kanë konstatuar edhe rritje të çmimeve veçanërisht të akomodimeve.

Sipas administratorëve të hoteleve dhe restoranteve kryesore të Korçës, rritja e çmimeve ka ardhur kryesisht nga kërkesa e lartë si në akomodime ashtu edhe në shërbime të tjera në bare dhe restorante. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos