Tre banesa në fshatin Vasjar të bashkisë së Memaliajt, janë të pabanueshme prej gati dy muajsh, për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Banorët kërkojnë ndihmë si për riparimin e banesave ashtu edhe të rrugëve që janë bllokuar nga dherat.
Fshati Vasjar është një nga ato fshatra në bashkinë e Memaliajt që pati dëme nga reshjet e shumta të shirave gjatë janarit, ku u provokuan rrëshqitje dherash që sollën për pasojë bllokime të rrugëve e deri në dëmtime banesash. Tre banesa edhe sot në këtë fshat janë të pabanueshme, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë nga shtetit pasi janë të pamundur të riparojnë vetë dëmet.
Nga bashkia e Memaliajt, jashtë kamerave kanë bërë të ditur se grupet e verifikimit në terren kanë I kanë konstatuar dëmet e krijuara nga rrëshqitjet si në infrastrukturë ashtu edhe në banesa, por se riparimi i tyre kërkon ndihmë financiare nga pushteti qëndror pasi bashkia me fondet e veta e ka të pamundur të ndërhyjë. (A2 Televizion)