U nis nga Himara për Durrës, skafi pëson defekt në det, shpëtohen 3 persona

Nga Edi Ruçi
27 Gusht 2025, 12:12 | Aktualitet

U nis nga Himara për Durrës, skafi pëson defekt në det,

Kapiteneria e Portit Vlorë, në bashkëpunim me QNOD-në dhe Policinë Kufitare Vlorë, ka kryer operacionin e shpëtimit të një mjeti lundrues tip skaf me flamur Shqiptar, me 3 persona ne bord.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Himara një natë më përpara dhe kishte për destinacion Durrësin, por kishte pësuar avari në motor dhe ishte duke bërë ujë në lokal të motorit në afërsi të Gjirit të Gramës.

Drejtuesi i mjetit lundrues pasi është hasur me defektin ka kontaktuar me Kapitanerinë e Portit Vlorë dhe ka kërkuar asistencë teknike dhe  rimorkimin e mjetit lundrues pasi ishte në kushtet e lëvizjes "pa motor" dhe nuk mund të lundronte më.

Më pas mjeti lundrues është rimorkiuar për në portin e Himarës.

Mjeti lundrues ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos